Hernandez ishte pranë pensionimit

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Babai i yllit të ri të Manchester United, Javier Hernandez, ka deklaruar se i biri i tij ishte fare pranë pensionimit në vitin 2009, kur për më se dy vjet nuk shënoi asnjë gol.
“Ai dyshoi se mund të luante në Divizionin e Parë. Ne i kemi thënë që të jetë i durueshëm, por si lojtar i ri ai nuk kishte durim”.
“Unë kurrë nuk e kam menduar se ai do të bëhet profesionist. Më pas filloi të piqet dhe kur u bë 15 vjeçar, kemi parë ndryshime te ai. Qëllimi i tij ishte të bëhej profesionist dhe ne e kemi përkrahur në këtë drejtim”, zbuloi Javier Sr.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...