Wenger: Të luajmë për çdo titull

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Për Arsenalin definitivisht është momenti i fundit që të fitojë ndonjë trofe dhe me këtë sugjerim tonin pajtohet edhe Arsene Wenger, që u ka thënë lojtarëve se duhet të mbarojnë mallkimin pesëvjeçar pa trofe.
“Unë thjesht u kam thënë lojtarëve që të luajmë për çdo trofe dhe atë pa specifikuar njërin nga tjetri, pasi që besoj se ne mund të fitojmë gjithçka”.
“Është me rëndësi që të mbajmë hapin, pa marrë parasysh se në cilën garë luajmë. Kjo është ajo që duam të bëjmë. Ne po bëjmë mirë në Ligën e Kamnpionëve dhe kemi luajtur mirë deri tani në Carling Cup, kështu që jemi përsëri në binarë. Unë mendoj se kemi skuadër mjaft të mirë për të fituar trofe. Le të shkojmë sa më larg që mundemi”, tha Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...