Lazio forcon kreun, Juve barazon

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Dy golashënuesit e Lazios, Stefano Mauri dhe Sergio Floccari. Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Cagliarit për rritur diferencën e pikëve kundrejt përcjellësve Milan e Inter, të cilët ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e javës së tetë në Serie A.
Sergio Floccari kaloi vendasit në epërsi (53’), për të dyfishuar Stefano Mauri (53’), para se Alessandro Matri të ngushtonte epërsinë (59’).
Me këtë fitore, Lazio forcohet dhe më shumë në krye të tabelës me pesë pikë më shumë se Milani dhe Interi që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Juventusi ka barazuar pa gola si mysafir i Bolognas, kurse ekipi i Erjon Bogdanit, Cesena, është mposhtur nga ish-skuadra e sulmuesit shqiptar, Chievo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...