Mainz nuk po ndalet!

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Lideri i tabelës së Bundesligës, Mainz, ka shënuar edhe fitoren e shtatë në sezonin e ri të Bundesliga duke mposhtur Hoffeinheimin me rezultat 4-2, për të siguruar kështu qëndrimin në pozitën e parë të tabelës.
Sami Allagui shënoi pas vetëm dy minutash lojë për të çuar në epërsi vendasit, por lojtarët e Hoffenheim arritën të barazojnë që në pjesë të parë me anë të Demba Ba (41’).
Me të filluar pjesa e dytë Adam Szalai (47’) riktheu epërsinë për Mainzin, ndërsa pas gati një ore lojë, një autogol i Luiz Gustavo ia shtoi epërsinë ekipit vendas (59’).
Gylfi Sigurosson arriti të ngushtojë në 3-2 epërsinë për mysafirët (64’), të cilët me 18 minuta të mbetura, mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Josip Simunic, i cili i dhuroi ekipit vendas një penalti, të shndërruar në gol nga Andre Schurrle (74’).
Nga ndeshjet tjera Hamburg ka arritur të përmbysë rezultatin nga 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj Kaiserslautern. Schalke është mposhtur me rezultat të njëjtë, 2-1, në fushë të Nuremberg, duke mbetur me një fitore dhe vetëm katër pikë këtë sezon.
Mainz tash mbledh maksimumin e pikëve, 21, dhe ndiqet nga Borussia Dortmund me pesë pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak. Kampioni në fuqi, Bayern Munich, mbetet në kuotën e tetë pikëve, ndërsa nesër do të ketë një ndeshje të vështirë pikërisht në fushë të Borussia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...