Nani siguron fitoren e Djajve të Kuq

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Luis Nani gjatë një aksioni në ndeshje Luis Nani ka asistuar në një gol dhe ka shënuar një tjetër për të ndihmuar Manchester United të shënojë fitore 2-0 në derbin e zhvilluar në Old Trafford përballë Tottenhamit.
Ferguson edhe në këtë ndeshje vendosi të luajë në sulm me dyshen Javier Hernandez dhe Dimitar Berbatov, të cilët përkraheshin në krahë nga Nani dhe Ji-Sung Park. Megjithatë goli për Djajtë e Kuq erdhi nga një mbrojtës, kapiteni Vidic, i cili shënoi me kokë në rrjetën e portierit Huerelho Gomez pas gjysmë ore lojë, pas një harkimi të Nanit.
Pjesa e dytë me raste u takoi mysafirëve, të cilët kërcënuan përmes Rafal van der Vaart dhe zëvendësuesit Roman Pavlychenko, por megjithatë ishin përsëri të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson që shënuan.
Gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, Nani u ndalua në zonën e rreptësisë nga Kaboul, por arbitri nuk akordoi penalti. Megjithatë shumë shpejt më pas, nga një situatë e pazakonshme, anësori portugez goditi topin e lënë në tokë nga portieri Gomez, për ta dërguar në rrjet, gol i cili edhe pse u mohua nga anësori, u pranua nga arbitri kryesor (85’).
Fitorja e mban Manchester United në pozitën e tretë me 20 pikë, sa ka edhe Arsenali që mban pozitën e dytë. Chelsea vazhdon të mbajë kreun me 25 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...