Cristiano Ronaldo sërish shkëlqen

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 1 Komente

Heroi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Real Madridi ka arritur të shënojë fitoren e radhës në La Liga si mysafir i Hercules me rezultat 1-3.

Ishin vendasit të parët që shënuan dhe atë në minutat e para të takimit , përkatësisht David Trezeguet (3').
Pas këtij goli të shënuar nga Hercules, e tërë ndeshja u zhvillua në pjesëfushën që i takonte Hercules, megjithatë, Reali nuk arriti ta gjejë portën.
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i efektshëm për Realin, gjë që reflektoi me golin e barazimit nga Di Maria (52').
Hercules vazhdoi të mbrohej me të gjitha forcat, por ishte Cristiano Ronaldo që arriti ta sjellë Realin në epërsi për herë të parë në ndeshje (82').
Pas këtij goli, Ronaldo u ndez edhe më tepër duke shënuar edhe një gol (86').
Ronaldo pati mundësi të shënojë het-trik në këtë ndeshje, mirëpo nuk arriti të shënoi në një rast mjaft të volitshëm.
Reali me këtë fitore e ruan kreun me katër pikë më shumë se Villarreali dhe Barcelona që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. Ky eshte legenda e botes edhe deri sa te shkatrrohet e gjith bota ska me pas lojtar me te mire ne glob ky eshte dhe dot mbet lojtari me i mire ne bot khyyyy me mujt me takue nje her

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...