Juve hesht San Siron, Del Piero thyen rekordin

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Alessandro del Piero dhe Fabio Quagliarella festojnë golin e dytë Juventusi ka bërë befasinë duke mposhtur me rezultat 2-1 rivalin e vjetër, Milanin, në midis të San Siro, derisa Alessandro Del Piero është bërë golashënuesi më i mirë i klubit i të gjitha kohërave në Serie A.
Ekipi vendas filloi ndeshjen me një ritëm më të rrufeshëm, por Fabio Quagliarella heshti publikun e mbledhur në San Siro me një gol të përkryer me kokë pas 24 minutash lojë. Quagliarella vrapon te stoli Biankoner pas golit të parë të shënuar Goli hutoi ekipin vendas para se Del Piero të shënojë një gol tjetër në pjesën e dytë (65’) për të shtangur krejtësisht Rossonerët dhe për të tejkaluar legjendarin Giampiero Boniperti duke çuar në 179 numrin e golave për Juven në kampionat.Del Piero ‘çmendet’ pas golit të shënuar, që e bëri atë shënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Juves Përforcimi i verës për Milanin, Zlatan Ibrahimovic, shënoi një gol të vonshëm, të parin kundër ish-klubit të tij, por kjo nuk i mjaftoi ekipit të trajnerit Massimilliano Allegri të nxjerrë ndonjë pikë nga kjo sfidë.Ibra reagon pas një rasti të humbur
Me tre pikët e reja, Juve ngec vetëm dy pikë prapa Milanit, që mban pozitën e tretë. Lideri i tabelës, Lazio të dielën viziton Palermon, derisa i dyti në tabelë, Interi, mbrëmë fitoi me rezultat minimal, 1-0, ndaj Genoas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...