Rikthehet Barcelona ‘e vjetër’

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Shtylla e Barcelonës, Lionel Messi Barcelona ka treguar një lojë atraktive dhe me plot gola, si në ato të kohërave ‘të vjetra’, për të shënuar fitore 5-0 në derbin përballë Sevillas në Camp Nou.
Barcelona dominoi krejtësisht në pjesën e parë dhe shfrytëzoi superioritetin për të shënuar dy gola. Lionel Messi ishte edhe një herë motori i Barcelonës, dhe edhe këtë herë nuk u mjaftua me një gol, por shënoi dy, po aq sa edhe David Villa, ndërsa një gol tjetër shënoi Dani Alves.
Argjentinasi kaloi ekipin vendas në avantazh me të filluar ndeshja, duke dërguar në rrjetë një harkim të Pedro Rodriguez (4’). David Villa dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të, pas një asistimi të Messi.
Pak para pauzës mes ndeshjeve, ekipi mysafir mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Abdoulay Konko me kartonin e dytë të verdhë, që i dha një shans të ri shënimesh Barcelonës.
Një gol nga Dani Alves (53’), një gol tjetër nga Lionel Messi (64’) dhe një shënim i vonshëm nga David Villa (90’), vulosën fitoren e lartë të kampionit në fuqi të Spanjës.
Tre pikët e reja e mbajnë Barcelonën në pozitën e dytë të tabelës me 22 pikë, një më pak se Real Madridi që më herët shënoi fitore ndaj Hercules.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...