Ronaldo dërrmon Racingun

dardanmiftari | Saturday, October 23, 2010 | 0 Komente

Heroi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo Cristiano Ronaldo ka shënuar katër gola në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu në të cilën Reali dërrmoi Racing Santander duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-1.
Mbretërit kaluan në epërsi të trefishtë që në pjesën e parë të takimit, me të tre golat që erdhën në 27 minutat e para.
Rezultatin e hapi sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain i cili në minutën e 10-të të ndeshjes dërgoi topin në rrjetën e portierit Tono, pas një pasimi të shkëlqyeshëm nga bashkëvendësi i tij, Angel Di Maria.
Pesë minuta më vonë Cristano Ronaldo dyfishoi epërsinë për Real Madridin, pas një pune të mirë nga Higuain. Pas edhe më se dhjetë minutash tjera portugezi shënoi edhe golin e tij të dytë të pjesës së parë, kësaj here me asistues Mesut Ozil, edhe pse nga pozita e dukshme jashtë loje. Ronaldo ngre krahët pasi shënon një nga katër golat e tij Ish-ylli i Manchester United vazhdoi të njëjtin avaz edhe në pjesën e dytë. Tre minuta pas pauzës Ronaldo vulosi hat-trick, duke shkundur rrjetën e Tono falë një pasimi tjetër nga Di Maria.
Por, Ronaldos nuk i mjaftoi kaq. Pasi Di Maria u falua në zonën e rreptësisë nga Cisma, portugezi morri përgjegjësinë duke shndërruar në gol gjuajtjen nga pika e bardhë (56’).
Në listën e shënuesve për Realin u shkrua edhe Ozil, i cili shëtiti mbrojtjen mysafire para se të dërgojë topin në rrjet (64’). I vetmi gol i nderit për ekipin mysafir erdhi nga Diop pas një devijimi në minutën e 73-të të takimit. Ozul feston pasi shënoi duke vallëzuar në mesin e tre mbrojtësve kundërshtarë Fitorja e ngre Realin sërish në pozitën e parë me 20 pikë, një më shumë se Barcelona, që më herët shënoi fitore ndaj Real Zaragoza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...