Messi mposht Zaragozën

dardanmiftari | Saturday, October 23, 2010 | 0 Komente

Lionel Messi Lionel Messi ka shënuar të dy golat e fitores ndaj Real Zaragoza, për të treguar edhe një herë se është shtylla kryesore e Barcelonës.
Blaugranët krijuan raste të shumta që nga fillimi i ndeshjes, por arritën të kalojnë në epërsi vetëm tre minuta para fundit të pjesës së parë me anë të një goli të Lionel Messi.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit e Zaragozës mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Ponzio për shkak të një reagimi të ashpër ndaj Daniel Alves.
Kur kaluan më se një orë lojë, Messi shënoi edhe golin e tij të dytë, për të vulosur fitoren e Barcelonës (66’).
Me tre pikët e reja, kampioni në fuqi i La Liga merr kreun e tabelës me 19 pikë, dy më shumë se Real Madridi që sonte pret në Santiago Bernabeu ekipin e Racing Santander.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...