Sampdoria shkëput kontratën me Cassanon

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Koha e Antonio Cassanos te Sampdoria tashmë mund të konsiderohet e kaluar, pasi që klubi italian thuhet të ketë bërë kërkesë për shkëputjen e kontratës së sulmuesit, gjithnjë sipas Ansa.
Cassano edhe ashtu ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjet e ardhshme, pas shpërthimit ndaj presidentit të klubit, Ricardo Garrone. Askush nuk e kishte pritur që Sampdoria do të kërkonte largimin e Cassanos, por së shpejti ky fakt do të bëhet realitet me aktvendimin e Lega Calcios për shkëputjen e kontratës mes lojtarit dhe klubit gjenovian.
“Do të ketë heshje mediatike deri në takimin e ardhshëm të Lega Calcios”, theksoi vetë Garrone.
Nga ana tjetër, agjenti i asit italian është shprehur i zhgënjyer, duke thënë se Sampdoria e ka tradhtuar Cassanon.
Antonio Cassano tashmë mund të konsiderohet lojtar i lirë për t’u transferuar, me ç’rast dhe kanë filluar spekulimet për të ardhmen e tij. Në pole pozicion thuhet se është Interi, që për konkurrent pritet ta ketë Juventusin dhe Milanin. Rossonerët supozohet se i kanë ofruar që tani një kontratë ish-sulmuesit të Dorias.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...