Lahm: Nuk shoh arsye të largohem nga Bayerni

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Bayern Munich, Philipp Lahm, ka përmendur dëshirën e tij për të nënshkruar kontratë të re me kampionin e Bundesligës.
Duke folur në media pas fitores 4-2 ndaj Freiburgut, kapiteni i kombëtares gjermane ka thënë edhe një herë se askush nuk i ka ofruar atij një marrëveshje të freskët, edhe pse në të njëjtën kohë ai nuk ngutet të largohet nga klubi.
“Nuk shoh arsye pse të largohem nga klubi. Nuk ka negociata për momentin me drejtuesit; ende kemi kohë”, ka thënë 26-vjeçari
Kontrata aktuale e Lahm skadon në fund të vitit 2012, por nëse ai nuk do të nënshkruante kontratë para verës, atëherë klubet mund të fillojnë të mendojnë t’i ofrojnë atij parakontratë në fillim të vitit 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...