Fiton Wolfsburg, mposhten Hamburg dhe Werder

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes i ka ndihmuar ish-kampionit të Bundesligës, Wolfsburg, të shënojë fitore në derbin e kampionatit gjerman përballë Stuttgartit.
Wolfsburg kaloi në epërsi të hershme, pas vetëm gjashtë minutash, me anë të Simon Kjaer, ndërsa fitoren e vendasve e vulosi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko 15 minuta para fundit të takimit (76’).
Në takimet tjera Hamburg dhe Werder janë mposhtur që të dyja me rezultat 3-2, në udhëtim te ekipi i fundit në tabelë Koln, respektivisht si nikoqir i Nurnberg.
Sulmuesi sllovak i Koln, Milivoje Novakovic ka shënuar hat-trick (10’, 29’, 84’) për të mposhtur i vetëm Hamburgun, për të cilin ekip shënuan Mladen Petric (15’) dhe Son Heung-Min (24’).
Werderi në ndeshjen tjetër, kaloi i pari në avantazh përmes Hugo Almeida (5’), por ekipi i sulmuesit kosovar Albert Bunjaku arriti të përmbysë disavantazhin me dy gola të Ilkay Gundogan (45’ dhe 73’) dhe një tjetër të shënuar nga Mehmet Ekici (48’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...