Chelsea fitore të vështirë në Blackburn

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Chelsea, vazhdon të mos dorëzohet në luftë për të mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë, pasi shënoi fitore 2-1 në fushë të Blackburn.
Blutë e panë veten në disavantazh pas 22 minutash lojë kur Benjani Mwaruwari dërgoi topin në rrjetën e Petr Cech, pasi mbrojtja mysafire nuk reagoi për të pastruar topin. Por të zgjedhurit e Carlo Ancelottit u rikthyen që në pjesë të parë duke barazuar rezultatin me anë të Nicolas Anelka (39’).
Ai që siguroi tre pikët e reja për Chelsean ishte mbrojtësi Branislav Ivanovic, i cili me gjashtë minuta lojë të mbetura mposhti portierin e Blackburnit, Paul Robinson, pas një asistimi nga Juri Zhirkov.
Chelsea tash mban kreun e tabelës me 25 pikë, pesë më shumë se Arsenali që po ashtu shënoi fitore ndaj West Ham United dhe tetë më shumë se Manchester United, që më vonë pret në fushë të vet Tottenhamin, dhe Manchester City, që u mposht në fushë të Wolves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...