Song shpëton Arsenalin

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Alex Song ka shënuar një gol të vonshëm për t’i dhënë fitoren minimale, 1-0, Arsenalit në takimin përballë West Ham United, të zhvilluar në Emirates Stadium.
Pas shumë rasteve të lëshuara nga Topçinjtë, goli i fitores erdhi vetëm kur kishin mbetur edhe dy minuta nga koha e rregullt e ndeshjes. Pas një harkimi të topit nga Gael Clichy, mesfushori kamerunas kërceu për të dërguar topin me kokë në rrjetën e Robert Green, për t’i mohuar West Hamit një pikë dhe për ta lënë këtë ekip edhe më tej në fund të tabelës.
Në anën tjetër, fitorja e mban Arsenalin në pozitën e dytë me pesë pikë prapa Chelseat, që po ashtu pati një ndeshje të vështirë në udhëtim te Blackburn. Arsenali tash shkëputet me tre pikë nga Manchester United, që më vonë pret në fushë të vet Tottenhamin dhe nga Manchester City, që u mposht në fushë të Wolves.
Fitore minimale në fushë nikoqire ka shënuar edhe Evertoni ndaj Stoke Cityt. Golin e vetëm për të zgjedhurit e trajnerit David Moyes e shënoi Ayegbeni Yakubu (67’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...