Tefik Bajrami fiton në debutim
Tefik Bajrami ka arritur që të fitojë në duelin e tij debutues në kategorinë e rëndë të boksit profesionist dhe atë me nokaut (KO) në raundin e dytë.
Boksieri kosovar i njohur ndryshe si ‘Uragani’ konsiderohet si e ardhmja e boksit evropian në kategorinë e rëndë. Dueli i radhës i Bajramit zhvillohet më 13 nëntor në St.Gallen të Zvicrës.
Tefik Bajrami është vëllai i kampionit të botës në kikboks, Xhavit Bajrami.
Category: Boks
0 Komente