United ndan 100 milionë për përforcime të reja

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka në dispozicion 100 milionë funte për të blerë lojtarë të rinj.
Mediat angleze shkruajnë se pronarët e United janë zotuar se do t’i sigurojnë menaxherit 100 milionë funte për përforcime të reja – gjë që e ka ndihmuar atë të bindë Wayne Rooneyn të qëndrojë në Old Trafford.
Rooney kishte vënë në pikëpyetje ambiciet e klubit kur publikisht shprehu dëshirën e tij për t’u largua nga United gjatë mesjavës së kaluar. Por premtimet që kanë dhënë pronarët amerikanë të familjes Glazers, e bënë sulmuesin të ndërrojë mendje.
Caku kryesor i Ferguson në radhë të parë pritet të jetë një portier i klasit botëror, pastaj një mesfushor dinamik, një anësor i ri dhe një sulmues i klasit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...