Hodgson i ngazëllyer me lojën e Torres

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka qenë i ngazëllyer me paraqitjen golashënuese të Fernando Torres ndaj Blackburn Rovers.
26-vjeçari shënoi vetëm golin e tij të dytë të sezonit në fitoren 2-1 në shtëpi ndaj Blackburn, por goli ishte vendimtar për tre pikët e Redsave.
“Fernando luajti shumë mirë sot, tmerrësisht më mirë. Sipas mendimit tim, kjo ishte paraqitja e tij më e mirë e sezonit. Është shumë mirë kur keni një paraqitje të mirë dhe shkaktoni po aq probleme sa shkaktoi ai dhe dukej po aq i prirë për të shënuar, siç bëri në aq shumë raste dhe përfundimisht shënoi një dhe e dërgoi në rrjetë”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...