Cesc: Do të kishim fituar edhe kundër 15 lojtarëve

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, beson se ata kanë dërguar një mesazh të qartë te rivalët e tyre pas fitores së djeshme ndaj Manchester Cityt.
Fabregas beson se Arsenali ka luajtur shumë rrjedhshëm sa kartoni i kuq i Cityt ka qenë i parëndësishëm. Fabregas huqi një penalti, megjithatë Arsenali fitoi falë golave të shënuar nga Samir Nasri, Alex Song dhe një goli të vonshëm nga Nicklas Bendtner.
“Edhe nëse ata ishin 15 veta dhe ne ishim 11, ne do të kishim fituar. Kushdo që është në atë ekip, ne gjithmonë dëshirojë të ecim përpara. Me mënyrën se si luajtëm, ishte shumë vështirë të na ndaloje”, ka thënë Fabregas.
Topçinjtë tash janë pesë pikë prapa liderit, Chelsea, por Fabregas nuk i sheh Blutë si favoritë për titull.
“Chelsea duket i fuqishëm por ata do të duhet të luajnë shumë ndeshje të mëdha. Ne duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për Kupën Carling dhe pastaj të mendojmë për West Hamin të shtunën dhe të kthehemi përsëri në ligë”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...