Hazard: Ndeshja ndaj CSKA ishte gjysmëfinale

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Mesfushori sulmues i Lille, Eden Hazard, thotë se ndeshja e djeshme ndaj CSKA Moskës në grupin B të Ligës së Kampionëve ishte si një gjysmëfinale për skuadrën franceze.
Lille fitoi takimin e mbrëmshëm dhe u ngrit nga pozita e katërt në të tretën dhe tash do të kërkojë ta fitojë edhe ‘finalen’ e grupit ndaj Trabzonsport për t’u kualifikuar më tej në garën evropiane.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne sot. Ne nuk e filluam garën aq mirë sa do të dëshironim, por ne arritëm të shënojmë një fitore këtu”.

“Para se të vinim në këtë ndeshje ishin edhe dy ndeshje të mbetura. Sot ishte si gjysmëfinale për ne. Ne arritëm të fitojmë këtë takim, dhe tash do të shkojmë në atë që do të jetë finale ndaj Trabzonsport, kur duhet të sigurohemi se do të jemi fitues me qëllim që të mbajmë shpresat për të vazhduar më tej”, ka thënë belgu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...