Ferguson: Merituam më shumë se barazim

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se ekipi i tij meritoi më shumë, derisa Djajtë e Kuq barazuan 2-2 në Old Trafford ndaj Benficas.
Barazimi i mbrëmshëm ia vështirëson punët Manchester United që duhet të shmangë disfatën ndeshjen e ardhshme në udhëtim te Basel për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk kishim kohë të mjaftueshme për të ruajtur avantazhin, por ne luajtëm mirë sonte, krijuam shumë shanse të mira dhe luajtëm vërtet futboll të mirë. Nuk do t’i fajësoj lojtarët aspak, ata merituam më mirë”.

“Kështu është loja, ishte një ndeshje e egër kohë pas kohe dhe ishte një mbrëmje e egër për ne sonte”, ka thënë Fergie për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...