Haxhi Krasniqi shkëlqen në Gjermani

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Supertalenti shqiptar në boks, 23 vjeçari Haxhi Krasniqi, ka arritur që ta fitojë duelin e tij të parë për klubin SES-Boxing, në Riesa të Gjermanisë Lindore.
Krasniqi e fitoi bindshëm duelin pas tetë raundeve me pikë, për dallim nga kundërshtari i tij, bjellorusi Konstantin Makhankou, që nuk fitoi në asnjë raund.
Boksieri kosovar kënaqi hiç më pak se 3500 shikues të pranishëm, të cilët patën rastin ta shikojnë pas duelit të shqiptarit, luftën kryesore në kategorinë e rëndë mes Timo Hoffman dhe Alexander Petkovic, që përfundoi pa fitues.
“Haxhiu është shumë i ri, ka kohë mjaft që të arrijë majën e botës. Unë jam i kënaqur me luftën e shfaqur nga ai, natyrisht se kemi edhe shumë për të mësuar, por në përgjithësi ai ka luftuar mirë”, është shprehur trajneri i Krasniqit, Dirk Dzemski, për albanianboxing.com

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...