Prishtina ia terron KEK-ut !

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Prishtina ka arritur që të shënojë fitore super të lartë ndaj KEK-ut në shtëpi me rezultat 4-0, ndërsa nga ana tjetër Trepça ’89 mposhti Ferizajin në Mitrovicë me rezultat 5-2.

Sulmuesi Astrit Fazliu shkëlqeu për Prishtinën ndaj KEK-ut, duke realizuar hettrik (16’, 45’, 69’) dhe një asistim për Behar Maliqin (61’).


Nga ana tjetër Trepça u tregua solide në shtëpi, ashtu si Flamurtari që mposhti Ballkanin me rezultat 4-3 në një sfidë jashtëzakonisht interesante.


Superliga java e 12-të – Rezultatet


Prishtina - KEK-u 4:0
Vëllaznimi - Besa 0:0
Trepça '89 - Ferizaj 5:2
Flamurtari - Ballkani 4:3
Liria - Hysi 3:2
Drenica - Trepça 1:2


Tabela


1. Prishtina 24 pikë
2. Hysi 23 pikë
3. Besa 20 pikë
4. Lira 18 pikë
5. Trepça 89' 18 pikë
6. Trepça 16 pikë
7. KEK-u 15 pikë
8. Ballkani 14 pikë
9. Flamurtari 14 pikë
10. Drenica 14 pikë
11. Vëllaznimi 13 pikë
12. Ferizaji 7 pikë


Liga e Parë


Në Ligën e Parë statusin e liderit pos dy rivalëve Gjilanit dhe Dritës e ka marrë tani dhe skuadra nga Kaçaniku, Lepenci, që arriti t’ia shkaktojë Rahovecit humbjen më të thellë në histori të klubit para tifozëve të vet me rezultat 4-0. Istogu mposhti Dritën minimalisht në shtëpi, përderisa Gjilani ishte i pamëshirshëm ndaj Feronikelit.


Liga e Parë, java e 12-të – Rezultatet


Istogu – Drita 1:0
Dukagjini – Ulpiana 2:1
Sharri – Llapi 3:0
Besiana – Studençani 4:1
Rahoveci – Lepenci 0:4
Kosova (V) – Kaolini 2:0
Ramiz Sadiku – 2 Korriku 0:1
Gjilani – Feronikeli 5:1


Tabela


1. Gjilani 25 pikë
2. Lepenci 25
3. Drita 25
4. Kosova (V) 21
5. Besiana 20
6. 2 Korriku 19
7. Llapi 19
8. Rahoveci 15
9. Sharri 14
10. Dukagjini 14
11. Ulpiana 13
12. Feronikeli 13
13. Ramiz Sadiku 13
14. Istogu 12
15. Studençani 11
16. Kaolini 9

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...