Sampdoria ndal Interin

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Wesley Sneijder në një duel me Fernando Tissone Interi ishte fare pranë humbjes së dytë këtë sezon ndaj Sampdorias, por ishte Samuel Eto’o ai që ia siguroi Interit një pikë të artë në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.
Sfida e cila ishte destinuar për një fitore të lehtë të Interit, në fakt doli të ishte e kundërta. Pas një pjese të parë tejet monotone, futboll filluam të shohim vetëm në pjesën e dytë të takimit.
Antonio Cassano me sukses ia vodhi një top Chivus, për të harkuar më pas sakt drejt Stefano Gubertit, që me një volej arriti të mposhtë Cesarin dhe ta kalojë Sampdorian në epërsi (62’).
Interi bëri presion te Sampdoria dhe pas rasteve të shumta të treguara për Nerazzurët, është njeriu më i mirë këtë sezon te Interi, Eto’o (80’) ai që barazoi shifrat në 1-1, pas një pasimi fantastik të Coutinhos në zonë.
Në minutat e mbetura u pa vetëm Interi, por kaltër e zinjtë nuk arritën që të arkëtojnë tri pikë të reja nga sfida dhe t’ia shkaktojnë Sampdorias humbjen e parë këtë sezon si mysafir.
Pas javës së tetë Interi ka 15 pikë në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Lazio dhe një më pak se Milani, që të hënën zhvillon duelin kryesor të kësaj jave ndaj Napolit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...