Klauzola e Rooneyt, 30 milionë funte

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Kontrata pesëvjeçare e Wayne Rooneyt me Manchester Unitedin përmban në vete një klauzolë tepër të vogël prej 30 milionë eurosh, kjo nëse klubi nuk arrin të përmbushë synimet në bazë vjetore.
Siç njofton Sunday Telegraph, Rooney u këshillua me avokatin e tij, që ia mundësoi sulmuesit krijimin e një klauzole të ulët largimi nëse familja Glazer nuk përmbushë objektivat. Rooney thuhet se fiton 160 mijë funte në javë, edhe pse marrëveshja është konfidenciale, e që do të thotë se detajet nuk do të publikohen kurrë.
Klauzolat në Angli mund të jenë gjë e re, por në Spanjë ato janë bërë përditshmëri. Klauzolë quajmë shtesë ligjore kontraktuale e cila mbron klubin nga shitja e lojtarit me një shumë të caktuar dhe lejon lojtarin të largohet nëse shuma në fjalë ofrohet nga klubi i interesuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...