Webber: Faji im
Mark Webber i Red Bull fatkeqësisht doli nga pista në garën për Çmimin e Madh të Koresë, që e lë atë prapa në luftën për titullin e kampionit në Formula 1, gjë për të cilën ai e fajëson veten.
“Faji është i imi. Është frustruese, sepse unë mendova se mund ti zë liderët. Kushtet ishin të mira”, theksoi Webber.
Mark Webber e sheh veten në pozitën e dytë të renditjes së ngasësve me 11 pikë më pak se lideri Fernando Alonso, me Lewis Hamilton që tani gjendet në pozitën e tretë me 21 pikë më pak se spanjolli.
Category: Formula 1
0 Komente