Ancelotti dëshiron të bashkëpunojë me Gerrard

dardanmiftari | Saturday, November 06, 2010 | 0 Komente

Në prag të takimit në mes të Liverpoolit dhe Chelseat, menaxheri i Bluve, Carlo Ancelotti, thotë se një ditë ai do të dëshironte të punojë me Steven Gerrard.
“Do të doja të punoj me të pasi ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Kur mund të punoni me futbollistët më të mirë, është më lehtë të fitohet. Nuk e njoh Gerrard si personalitet. Mendoj se është njeri i mirë. Por arsyeja se pse dua të jem trajner i tij është se unë kam stërvitur me futbollistë fantastikë, dhe ai është një prej më të mirëve”, ka thënë Ancelotti.
Italiani më pas ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh nga Liverpooli do të vijë pikërisht nga Gerrard.
“Ai luan në një pozitë shumë të rrezikshme për ne, pak prapa Fernando Torres. Do të duhet ta kontrollojmë mirë atë pozicion, pasi Gerrard do të ketë mundësinë ta bëjë pasimin e fundit për Torres dhe do të jetë shumë i rrezikshëm me goditjet nga largësia”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...