Cerezo mohon negociatat me United për De Gea

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka mohuar se klubi i tij është në bisedime për të shitur portierin David De Gea te Manchester United
Sipas mediave britanike, United është afër për të arritur marrëveshje 15 milionë funtëshe për 20-vjeçarin De Gea, i cili ka ndërtuar një reputacion që kur ka zënë pozitën e të parit te Atletico.
Megjithatë sipas Cerezo, nuk ka pasur kontakte me asnjë klub për De Gea, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2013.
“Askush nuk ka folur me ne. E as që kam ide (për këtë çështje). Shpresojmë se ai do të jetë lojtar i Atleticos për një kohë të gjatë”, ka thënë Cerezo për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...