Chelsea, Guardiola për Ancelottin?

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Chelsea besohet se është në kërkim të trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola si zëvëndësim për Carlo Ancelottin, në rast se italiani vendos të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.
Me problemet e fundit në shtabin teknik të Bluve të Londrës, pas largimit të asistentit Ray Wilkins dhe drejtorit sportiv Frank Arnesen, The Telegraph spekulon se Blutë e shohin zgjidhjen te Txiki Begiristain, të cilin dëshirojnë ta sjellin në Stamford Bridge si drejtor.
Mendohet se Begiristain ka rënë në kontakt me zyrtarët e klubit londinez, ndërsa spekulohet se nëse ai është i interesuar për të marrë një post drejtues te Chelsea, atëherë do të dëshironte që të punonte përsëri me Pep Guardiolan.
Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti thuhet se është duke e menduar seriozisht largimin nga Chelsea gjatë sezonit të ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...