Ringjallet Interi!

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Esteban Cambiasso dhe Marco Materazzi Interi ka arritur të shënojë fitore sensacionale me rezultat 5-2 në shtëpi ndaj Parmës, në një ndeshje tejet atraktive.
Një takim i cili ishte parashikuar të jetë i mbyllur dhe me pak gola, në fakt ishte një sfidë tejet e mirë për syrin e futbolldashësve, pasi golat nuk munguan.
Parma kaloi shumë shpejtë në epërsi (4’) dhe atë me anë të ish-sulmuesit të Interit, Hernan Crespo, i cili realizoi nga afërsia. Pas këtij goli, Benitez u nervozua sepse ishte në dijeni se çdo rezultat pos fitores do të thoshte shkarkim për të.
Nerazzurët u kthyen shpejt në lojë dhe atë në çfarë mënyre se! Dejan Stankovic (18’), lansoi një goditje nga 25 metra e cila u devijua në zonë, me ç’rast përfundoi në rrjetë. Interin për herë të parë në epërsi e kaloi përsëri Stankovic (19’), me një goditje e cila ishte xhirim i ngadalsuar i asaj të parës.
Nuk kaloi shumë kohë dhe rezultatin 3-1 e vuri Esteban Cambiasso, tani pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Wesley Sneijder (23’). Mbrojtja e Interit e dëshmoi edhe njëherë fragjilitetin kur në minutën e 36-të pranoi një gol pa kurrfarë nevoje nga Hernan Crespo.
Në pjesën e dytë u zyrtarizua shkatërrimi i Parmës, e cila megjithatë shfaqi lojë të mirë në Meazza. Vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë (72’), i rikthyeri nga lëndimi Thiago Motta u tregoi të gjithëve se sa i ka munguar Interit, kur shënoi për 4-2 pas një rrëmuje në zonë. Për 5-2 në minutën e 75-të hettrikun e kompletoi Dejan Stankovic, pas një pasimi të Wesley Sneijder.
Me këtë fitore të madhe Interi pos që shënon një rikthim sensacional në skenën e futbollit italian, zvogëlon distancën e krijuar me rivalin dhe liderin Milan, që tani është shtatë pikë larg.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...