Ferguson dëshiron ta mbajë Van der Sar në klub

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk dëshiron ta lejojë të largohet portierin Edwin van der Sar në fund të sezonit.
Ferguson së fundi konfirmoi se ai pret që Van der Sar të pensionohet në fund të sezonit, por dëshiron ta mbajë atë edhe më tej të përfshirë në klub.
Mediat britanike shkruajnë se Ferguson dëshiron që Van der Sar të bëhet këshilltar i portierëve në Manchester United. Roli mund të përfshirë edhe detyrën e vëzhguesit, me Van der Sar që pritet të kthehet në vendlindjen e tij vitin e ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...