Garrone: Nuk mund t’ia fal Cassanos

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, ka sqaruar arsyet se pse nuk mund t’ia falë Antonio Cassanos gabimin e bërë, kur ky i fundit shpërtheu ndaj presidentit të klubit gjenovas.
“Cassano përdori fjalë të cilat ishin tejet të vrazhda dhe ajo që ai bëri ishte mjaft serioze”.
“Vetëm llogaritni gjithë atë që kam bërë për të. Më lëndoi mënyra si më ofendoi, por kjo nuk është asgjë për mua. Më bëjnë të pendohem fjalët e Cassanos se është i lumtur këtu, pasi që dje eca rrugëve të Gjenovës dhe asnjë tifoz i Sampdorias nuk kërkoi që të bëj paqe me të”, tha Garrone.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...