Guardiola ua dedikon fitoren legjendave

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se synimi i ekipit të tij ishte që t’i kënaqte dashamirët e futbollit, me ç’rast e ndanë në gjysmë Real Madridin me rezultat 5-0.
“Unë ua dedikoj këtë fitore Rexachut dhe Cruyffit, sepse ata na kanë mësuar të luajmë në këtë mënyrë. Kjo fitore është punë 15-vjeçare, pasi që ata kanë besuar në mënyrën se si po luajmë futboll. Ne nuk mund të gjejmë ndonjë ekip në botë që argëton njerëzit si ne”.
“Është e vërtetë se është një ndeshje e vlefshme vetëm për tri pikë, por të fitojmë siç kemi bërë, ne u jep kënaqësi njerëzve. Kjo i ka dhënë domethënie punës tonë dhe na lidh me rrënjët tona”.
“Unë përgëzoj Daniel Alvesin për arsye se është dashur të jetë më i kujdesshëm me sulmin e tyre dhe ai na ndihmoi shumë. Messi jo vetëm që shënon gola, por ai është më i miri në të gjitha rekordet dhe është vetëm 23 vjeç”.
“Ne do të kënaqemi me këtë fitore, por duhet të rikthehemi në kohë për Kupën e Katalunisë. Pas disa vitesh do të flasim vërtet se sa i mirë është ky ekip”, tha Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...