Gullit ëndërron të drejtojë Milanin
Ruud Gullit dëshiron të rikthehet në detyrën e trajnerit dhe ëndërr e tij e skajshme është të drejtojë Milanin.
Legjenda e Milanit ishte në Kinë javën e kaluar për turneun e golfit për fytyra të famshme, ku ka shprehur edhe dëshirën e tij për të qenë trajner i Rossonerëve.
“Dua të jem trajner, pres momentin e duhur. Milani është gjithmonë në zemrën time, gjithmonë do ta përcjell këtë ekip me dashuri dhe një ditë shpresoj të rikthehem atje”, ka thënë Gullit.
Category: Futboll
0 Komente