Hakmerret Tottenhami

dardanmiftari | Tuesday, November 02, 2010 | 0 Komente

Gëzimi i spursave pas golit të parë Tottenham Hotspurs ka shënuar fitore prej 3-1 kundër kampionit të Evropës, Inter, duke iu hakmarrë për humbjen prej 4-3 në Giuseppe Meazza, dy javë më parë.
Spursat ishin skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe këtë e dëshmuan me shënimin e tre golave kundrejt një goli të Interit.
Rafal van der Vaart në mënyrë rutine kaloi vendasit në epërsi (18’) pas një superdepërtimi të Luka Modric, ndërsa me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishin sërish anglezët që dyfishuan avantazhin me një gol të Peter Crouch (61’), porse të gjithë punën e kreu Gareth Bale.
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Samuel Eto’o në mënyrë mjeshtërore mposhti portierin Carlo Cudicini për të shpresuar nxjerrjen e një pike nga White Hart Lane.
Mirëpo, këtë nuk e lejoi lojtari më i mirë i Tottenhamit, Gareth Bale, i cili kaloi me lehtësi mbrojtjen mysafire për të pasuar te Roman Pavlyuchenko, i cili nuk e pati të vështirë ta plasonte topin në rrjet.
Në takimin tjetër të Grupit A, Twente Enschede e ka turpëruar Werder Bremenin para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat prej 2-0.
Pas xhiros së katërt, Grupit A i prijnë Tottenhami dhe Interi me nga shtatë pikë, ndërsa Twente mban vendin e tretë me pesë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...