Fitojnë Valencia dhe United

dardanmiftari | Tuesday, November 02, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Manchester United duke festuar golin e parë Manchester United e ka ndarë në gjysmë Bursasporin në transfertë, përderisa Valencia në Mestalla i është hakmarrë Rangersit për barazimin e shkaktuar dy javë më parë në Hampden Park.
Pjesa e parë e sfidës Bursaspor – United ishte e bllokuar dhe me rezultat 0-0.
Sidoqoftë, me të filluar pjesa e dytë fillojnë të ndryshojnë gjërat për Djajtë e Kuq. Pas një pasimi maestral të Michael Carrick (48’), ishte Darren Fletcher ai që me një goditje të bukur realizoi për 1-0.
Rezultatin në 2-0 e dyfishoi Gabriel Obertan me anë të një goditjeje të fortë nga zona e rreptësisë (73’). Bebe i dha verdiktin takimit vetëm katër minuta më vonë (77’), kur shënoi për 3-0.
Valencia nuk pati punë dhe aq të lehtë në Mestalla për të mposhtur Rangersin, me këta të fundit që lejuan të munden 3-0 në transfertë.
Pas xhiros së katërt është Manchester United skuadra lidere në Grupin C me 10 pikë, tre më shumë se Valencia në pozitën e dytë dhe pesë më shumë se Rangers në pozitën e tretë. United është fare pranë kualifikimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...