Kopenhaga ndal Barcelonën

dardanmiftari | Tuesday, November 02, 2010 | 0 Komente

Lionel Messi dhe David Villa duke iu gëzuar golit Kopenhaga ka ndalur hovin e Lionel Messis dhe Barcelonës me anë të një barazimi prej 1-1 në kryeqytetin danez.
Barcelona ishte skuadra dominante nga fillimi i takimit dhe frytet shihen shumë shpejtë. Lionel Messi shfrytëzoi një rrëmujë të krijuar në zonë për të realizuar golin e tretë në dy ndeshje ndaj Kopenhagës për 1-0 (31’).
Gëzimi i lojtarëve të Barcelonës nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi që përgjigjen e duhur e pati Claudemir (33’), i cili me anë të një goditje fantastike, që ishte fatale për Barcelonën, barazoi rezultatin në 1-1.
Barcelona vazhdoi me posedimin e lartë të topit, por rastet nuk munguan as për danezët. Megjithatë, rezultati në fund mbeti ai i pjesës së parë, 1-1.
Rubin Kazan në sfidën tjetër me Panathinaikos barazoi pa gola.
Pas xhiros së katërt lider në Grupin D mbetet Barcelona me tetë pikë, një më shumë se Kopenhaga në pozitën e dytë. Në këtë grup kanë mbetur edhe disa hesape të pa sqaruara, pasi që ende nuk dihet se kush do të kualifikohet, çdo gjë është e hapur deri në fund, kjo për arsye të Rubin Kazanit në pozitën e tretë me tri pikë dhe Panathinaikosit në pozitëb e katërt me dy pikë, dy xhiro pa përfunduar faza grupore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...