Benfica mposht Lyonin, Schalke barazon

dardanmiftari | Tuesday, November 02, 2010 | 1 Komente

Festa e lojtarëve të Benficas Skuadra e Benficas ka shënuar fitore prej 4-3 kundër Lyonit në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Portugezët arritën të krijojnë avantazh prej 4-0, mirëpo në 15 minutat e fundit të takimit francezët arritën ta ngushtojnë rezultatin në 4-3.
Vendasit realizuan tri herë në pjesën e parë, përmes Alan Kardec (20’), Fabio Coentrao (32’) dhe Javi Garcia (43’) duke dhënë shenja se i dëshironin tre pikët nga ky takim.
Në pjesën e dytë, Fabio Coentrao realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Benfican (67’), ndërsa ky ishte momenti kthyes i ndeshjes.
Lyoni arriti të realizojë tri herë përmes Yoann Gourcuff (75’), Bafetimbi Gomis (85’) dhe Dejan Lovren (90’), mirëpo këto gola nuk mjaftuan për të nxjerrë një pikë.
Në takimin tjetër të Grupit B, Schalke ka barazuar pa gola si mysafir i Hapoel Tel Aviv.
Përkundër humbjes, Lyoni prin në Grupin B me nëntë pikë, i ndjekur nga Schalke që ka shtatë pikë dhe Benfica me gjashtë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. pershendetje gjet blogun/website tuaj interesant dhe me shume permbajtje per sportin.po ju kontaktoj per nje bashkepunim te vogel midis faqes tone reklamafalas.com dhe faqen tuaj http://sportisot.blogspot.com



    neqoftese jeni te interesuar te vendosim neve banerin tuaj(200 x 200) ne Home Page te reklamafalas.com edhe ju te vendosni bannerin tone ne home page tuaj per te rritur visitat nga te dyja palet


    bannerat(200 x 200) i gjeni ketu :

    http://www.reklamafalas.com/index.php?view=page&pagename=reklama



    presim nje pergjigje na kontaktoni ne info@reklamafalas.com


    Eduart

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...