Milani dështon të fitojë

dardanmiftari | Wednesday, November 03, 2010 | 0 Komente

Milani dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit luajtën shumë më mirë se Rossonerët në pjesën e parë të takimit, megjithatë arritën të realizojnë vetëm njëherë.
Gonzalo Higuan shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Angel Di Marias, për të mposhtur portierin Abbiati (45’) dhe me epërsi minimale të mysafirëve mbaroi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Milanit ishte edhe më statike, mirëpo inkuadrimi në lojë i Filippo Inzaghit (59’) ndryshoi gjithçka në lojë.
SuperPippo shfrytëzoi një lëshim të Iker Casillas pas goditjes së Zlatan Ibrahimovic, dhe me kokë barazoi shifrat (68’).
Inzaghi çoi në këmbë të pranishmit në San Siro kur pas një krosimi të Gattusos kaloi vendasit në epërsi edhe pse ndodhej në pozitë jashtë loje (78’).
Mirëpo, Pedro Leon nuk lejoi që Los Blancos të dilnin kokulur nga San Siro, pasi që në mitutat shtesë (90’+3) barazoi rezultatin për të nxjerrë një pikë nga ky takim.
Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Auxerre ka realizuar fitoren e parë në fazën grupore duke mposhtur Ajaxin me rezultat 2-1.
Pas kësaj xhiroje, Reali mban kreun me dhjetë pikë, i ndjekur nga Milani që ka pesë pikë, ndërsa Ajaxi ka katër pikë në vendin e tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...