Chelsea fiton, Marseille djeg Zilinën

dardanmiftari | Wednesday, November 03, 2010 | 0 Komente

Anelka dhe Drogba festojnë golin e parë Chelsea ka shënuar fitore të lartë ndaj Spartak Moskës në Stamford Bridge, përderisa Marseille ka demoluar Zilinën në transfertë, në ndeshjet e vlefshme për Grupin F të Ligës së Kampionëve.
Chelsea nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, por pjesa e dytë për rusët ishte fatale. Rezultatin e zhbllokoi Nicolas Anelka (49’), i cili nga një pozitë tejet e vështirë shënoi për 1-0. Në 2-0 rezultatin e dyfishoi Didier Drogba nga penaltia, kurse me kokë për 3-0 realizoi Branislav Ivanovic. Bazhenov shënoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar prej 4-1 e vuri Ivanovic që realizoi golin e dytë.
Marseille pati punë më se të lehtë ndaj Zilinës në udhëtim, duke e mposhtur atë me rezultat 7-0. Vlen të përmendet hettriku i Piere Andre Gignac dhe dygolëshi i Lucho Gonzalez.
Chelsea ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dy xhiro pa përfunduar faza grupore, përderisai në Grupin F lufta për pozitën e dytë do të zhvillohet mes Spartak Moskës dhe Marseille.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...