Shaqiri shënon ndaj Romës, Bayerni më tej

dardanmiftari | Wednesday, November 03, 2010 | 0 Komente

Mirko Vucinic në një duel me Beg Feratin Bayern Munich ka çmontuar CFR Clujin në transfertë, përderisa Roma arriti të shënonte fitore prej 3-2 ndaj Baselit në Zvicër.
Roma e filloi më mirë takimin. Jeremy Menez shënoi për 1-0 (17’) me anë të një goditjeje të bukur. Totti e dyfishoi rezultatin nga penaltia në 2-0 pas vetëm 26 minutash lojë.
Në pjesën e dytë të fuqishëm u rikthyen zvicëranët, të cilët zvogëluan epërinë në 2-1 me anë të Frei (69’) që realizoi me kokë nga afëria. Leandro Greco (76’) shënoi për Romën për rezultatin 3-1, kurse Xherdan Shaqiri (83’) pati fjalën e fundit në këtë takim, kur shënoi për 3-2 dhe rezultatin përfundimar nga afërsia. Bayerni arriti t’ia dalë ndaj Clujit me rezultat 4-0, falë një paraqitje fenomenale të Bastiani Schëeinsteiger që asistoi dy herë për Mario Gomez (12’, 71’ dhe 24’), i cili realizoi hettrik. Muller në fund e vendosi rezultatin përfundimtar për 4-0 (90’). Bayerni në Grupin E ka 12 pikë dhe tashmë është kualifikuar në fazën tjetër dy xhiro pa përfunduar faza grupore, përderisa Roma, Cluji dhe Baseli do të luftojnë për pozitën e dytë në këtë grup.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...