Hamburg fiton, Mainz pëson
Hamburgu ka shënuar fitore prej 2-1 në derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Hoffenhemit, përderisa një prej liderëve, Mainzi, dështoi ndaj Freiburgut në transfertë.
Takimi filloi të nxehet shumë shpejt, kur Sead Salihovic nga pika e bardhë (6’) i dha epërsinë e parë dhe të fundit në këtë takim Hoffenheimit, para se Heiko Westerman ta realizonte golin e barazimit (45’), pas asistimit të Mladen Petric.
Ishte pikërisht heroi Mladen Petric ai që i dha Hamburgut tri pikë të reja, me golin e tij të shënuar në minutën e 83-të të takimit.
Proces të shkurtër nga Mainzi nga ana tjetër bëri sulmuesi i Freiburgut, Papiss Demba Cisse, i cili me një gol nga penaltia (64’), ia dhuroi Mainzit humbjen e dytë këtë sezon.
Hamburgu gjendet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të tubuara pas javës së 11-të, po aq sa ka dhe Hoffenheimi në pozitën e katërt. Mainzi ende mban pozitën e dytë me 24 pikë.
Category: Futboll
0 Komente