Park, heroi i United
Ji Sung Park ishte heroi i Manchester United në sfidën e zhvilluar ndaj Wolvesit në Old Trafford.
Pjesa e parë ishte pa gola, deri në momentin kur në skenë doli Ji-Sung Park, i cili ia dha Unitedit epërsinë e parë (45’).
Në pjesën e dytë Sylvan Ebanks-Blake (66’), qetëson 75 mijë Djajë të mbledhur në Old Trafford me golin e shënuar për 1-1.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me një barazim të shokues të Manchester United, kritikëve mendjen ua preu Ji-Sung Park, që së bashku me Darren Fletcher dhe asistimin e tij të dytë (90’), u bënë heronj në fitoren e vështirë.
Me këtë fitore United ngjitet në pozitën e dytë me 23 pikë, dy më pak se Chelsea në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Tani Djajtë e Kuq edhe zyrtarisht janë rikthyer në garën për titull të Ligës Premier.
Category: Futboll
0 Komente