Kaka rikthehet në Brazil për rikuperim

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Real Madridi ka bërë të ditur se mesfushori Kaka do të kthehet në shtëpinë e tij në Brazil për të vazhduar rehabilitimin nga lëndimi.
Kaka iu nënshtrua një operacioni në gju në fillim të këtij sezoni dhe që atëherë ka qëndruar jashtë fushës së gjelbër.
Në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare të Real Madridit shkruhet:
“Do të jetë një vlerësim objektiv për të përcaktuar trajtimin mjekësor që duhet ndjekur në stadet përfundimtare të rikuperimit. Shërbimet Mjekësore Sanitas-Real Madrid, Mjekët Marc Martens dhe Turibio Leite, dhe Kaka janë të pajtimit dhe plotësisht të koordinuar sa i takon stadeve të ndryshme të rikuperimit që duhet ndjekur. Lojtari do të rikthehet në Madrid në fund të procesit të rikuperimit, pasi të pranojnë rezultatet e testeve”.
Kaka muajve të fundit ka qenë pjesë e spekulimeve që e lidhnin atë me një rikthim në Serie A, te ish-klubi i tij Milani dhe te rivali lokal Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...