NBA: Spurs shënojnë fitore rekord

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Tim Duncan është rikthyer në formë për të ndihmuar San Antonio Spurs të shënojë fitore 103-94 ndaj Chicago Bulls, që është e nënta e këtij sezoni.
Duncan shënoi 16 pikë dhe 18 kërcime, derisa Spurs arritën rekordin e vitit 1981 prej nëntë fitoreve dhe vetëm një humbje në 10 ndeshjet e para.
Tony Parker, gruaja e të cilit Eva Longoria aplikoi për divorc më herët gjatë ditës së djeshme duke krijuar një stuhi mediatike për francezin, shënoi 21 pikë, ndërsa Manu Ginobili shënoi 20 pikë.
Derrick Rose shënoi pikët më të larta, 33, për Chicago që pësuan humbjen e katërt këtë sezon, krahas gjashtë fitoreve, katër prej të cilave ishin radhazi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...