Man Utd në negociatat me De Gea

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Sipas gazetës britanike News of the World, Manchester United ka hapur negociatat me Atletico Madrid rreth transferimit të portierit David de Gea.
19-vjeçari, i cili thuhet se vlen 18 milionë euro, raportohet se është duke u monitoruar nga United për tashmë disa muaj, dhe Sir Alex Ferguson madje kishte munguar në ndeshjen e Kupës ndaj Scunthorpe një muaj më parë, me qëllim të përcjellë të riun në aksion.
Portieri ka bërë debutimin me ekipin e parë në shtator të vitit 2009 në fitoren e Europa League kundër Porto, që u pasua nga debutimi i tij në ligë disa ditë më pas, para se ai të fitojë vendin e rregullt në ekipin e parë të Atleticos, pas arritjes së trajnerit Quique Sanchez Flores.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...