Mancini: Vetëm ne luajtëm futboll

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Mancehster Cityt, Roberto Mancini, ka akuzuar Stoke Cityn për futbollin e treguar në barazimin prej 1-1 në Britannia Stadium.
“Është e vështirë të luash në këtë fushë, vetëm topa të gjatë, të gjatë dhe vetëm topa të gjatë. Është e vështirë për një skuadër që të vijë këtu dhe të luajë futboll sikurse që bëmë ne në pjesën e dytë. Ne duhet të jemi të kënaqur sepse ne luajtëm futboll, shumë të mirë. Pjesa e parë ishte e vështirë për shkak të topave të gjatë dhe rivënieve anësore. Por, luftuam për çdo top dhe shfaqëm futboll fantastik në pjesën e dytë”.
“Sezoni është i gjatë dhe nuk mendoj se jemi jashtë garës për titullin e kampionit”, u shpreh Mancini pasi skuadra e tij tashmë ka rënë më poshtë në tabelë se rivalët Arsenal dhe Manchester United që i fituan ndeshjet e tyre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...