Van Gaal: Paraqitja më e mirë e sezonit

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.
“Mendoj se ne luajtëm ndeshjen tonë më të mirë këtë sezon. Eintracht Frankfurt u mbrojt mjaft ngjeshur dhe kjo na e bëri të vështirë. Përkundër kësaj, ne krijuam shumë raste”.
“Por gjëja më e bukur që kam parë ishte pasioni dhe përkushtimi i lojtarëve të mi. Edhe tifozët e kanë parë këtë. Unë jam i kënaqur pasi që mendoj se jemi në rrugë të drejtë. Ne jemi tri pikë larg vendit të tretë, që është maksimumi të cilin kemi pasur nevojë ta arrijmë”, ka thënë Van Gaal pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...