McLeish: Birminghami mund ta befasojë Chelsean
Menaxheri i Birmingham Cityt, Alex McLeish, pret të bëjë befasinë në ndeshjen e nesërme kundër Chelseat.
McLeish pranon se Chelsea ka lojtarë të fuqishëm që do të kthehen nga lëndimi, por thotë se ekipi i tij mendon se mund të bëjë befasi.
“Ekipet e mëdha nuk humbin shumë në vazhdimësi, por ne jemi në fushën tonë dhe duhet të besojmë se kjo është e arritshme dhe mund ta fitojmë. Nuk them se do ta bëjmë, por mund ta bëjmë”.
“Ne duhet të sigurohemi se Chelsea do të kthehet në Londër duke thënë ‘St Andrew's është një vend i vështirë’. Ne e kemi bërë këtë me shumë ekipe të mëdha sezonin e kaluar, por ne ishim të pafat kundër Chelseat kur Chuche (Benitez) shënoi një gol të përkryer që nuk u pranua. Chelsea ka kaluar nëpër probleme me lëndimet, por ata ende kanë lojtarë fenomenal në ekip, të cilët mund me lehtësi të bëjnë kthesën kur duan”, ka thënë McLeish.
Category: Futboll
0 Komente