Moggi: Juventusit nuk i duhet Cassano

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, u ka bërë thirrje Bianconerëve që të qëndrojnë sa më larg Antonio Cassanos.
“Antonio Cassano nuk do t’i shërbente Luigi Del Nerit. Dhe, unë nuk mund ta shoh atë të largohet nga Sampdoria në një të ardhme të afërt. Ai do të qëndrojë së paku deri verën e ardhshme”.
“Sidoqoftë, Juventusi duhet të gjejë një mesfushor që mund të luajë përkrah Alberto Aquilanit, dikush që mund ta diktojë lojën”, shkroi Moggi në kolumnën e tij për Tuttomercatoweb.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...